13 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Trump: Edhe SHBA-ja mund të bëhet me President të përjetshëm!

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se është shumë mirë që Presidenti i Kinës do të mund të ushtroi deri në vdekje funksionin e tij dhe me shaka propozoi që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të mundësojnë një skenar të tillë.

Mediat amerikane publikuan audio-xhirimin nga një darkë humanitare në Floridë, në të cilin Trump komenton ndryshimin e kushtetutës në Kinë, për t’i mundësuar rizgjedhjen presidentit aktual, Xi Jinping. “Ai është president i përjetshëm. Ai është i mrekullueshëm. Dhe shikoni, ja arriti qëllimit. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, tha Trump dhe shtoi se edhe Amerika gjatë këtyre ditëve mund të provoi një gjë të tillë, duke nxitur të qeshura në sallë.

Ai gjatë darkës kritikoi edhe rivalen e tij demokrate në zgjedhje, Hillary Clinton, ndërsa për invadimin amerikan në Irak tha se është vendimi më i keq që është ndërmarrë ndonjë herë.

Ligjvënësja demokrate, Ro Kana, komentoi në Twitter deklaratën e Trumpit për president të përjetshëm, me konstatimin se Xhorxh Uashingtoni me gjasë është duke u rrotulluar në varr. Presidentët amerikanë nga viti 1932 kanë pasur mundësi të shërbejnë vetëm për një mandat katërvjeçar, pasi që Frenllin Ruzvellt u zgjodh katër herë radhazi për President. Në vitin 1951 u miratua amandmani, në bazë të së cilit Presidentët mund të shërbejnë maksimalisht dy mandate katërvjeçare./21Media

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit