20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Tronditet politika britanike: Ministri ngacmonte publikisht sekretaren, i kishte dhënë para që…

Më të lexuarat

Një skandal i përmasave të mëdha ka ‘trullosur’ Londrën zyrtare, pas publikimit të disa raporteve se ministri i tregtisë ka ngacmuar seksualisht femrat më të cilat punonte.

Mark Garnier, ministri britanik i tregtisë ndërkombëtare është vënë nën hetim pasi ka pranuar se i ka kërkuar sekretares së tij të blinte lodra seksi.

Ministri konfirmoi gjithashtu se e quante me “përkëdheli, sekretaren e tij “sheqerkë” por shtoi se kjo nuk përbënte ngacmim.

Skandali ka shkaktuar indinjatë të gjerë në mbarë Britaninë, duke bërë që të reagojnë një sërë personazhesh publike.

Kryeministrja Theresa May po përgatitet për hartimin e procedurave të reja për ngacmimet seksuale mes një serie akuzash për sjellje të papërshtatshme edhe nga deputetë të tjerë.

Në një letër, May tha se regjimi disiplinor i parlamentit britanik kishte nevojë urgjente për reformim.

‘Sjellje dinozaurësh!’

Sekretarja e zotit Garnier, Caroline Edmondson, tha për “Daily Mail” të dielën se ministri i kishte dhënë para për të blerë dy vibratore në një dyqan seksi, dhe se e ngacmonte shpesh duke komentuar gjoksin e saj.

Zonja Edmondson u largua pas disa ditësh për të punuar për një deputet tjetër.

“Njëhere tjetër ishim në një bar…para një sërë njerëzish ministri mu drejtua duke më thonë se nuk do shkoja asgjëkund- deklaroi sekretarja – Ai më tha publikisht se i pelqente gjoksi im!

Gazeta britanike thekson gjithashtu se ministri ka pranuar akuzat.

“Nuk do ta mohoj, sepse nuk do të jem i pandershëm”, deklaroi ai.

Ministri pranoi se veprimet e tij mund të dukeshin si “sjellje dinosaurësh” në klimën e tanishme, por shtoi se asnjë nga veprimet e tij nuk përbënin ngacmim seksual.

Por sekretarja mohoi pretendimet e zyrtarit të lartë. Ministri i Shëndetësisë Jeremy Hunt tha të dielën se Kryeministrja May i kishte kërkuar autoriteteve të zbulojnë nëse Garnier ka shkelur kodin e sjelljes së ministrave.

“Nëse do të rezultojë i vërtetë, incidenti është totalisht i papranueshëm. Autoritetet do të hetojnë nëse ka pasur shkelje të kodin ministerial. Prindërit e atyre studentëve që shpresojnë të gjejnë një punë në parlament duhet të kenë besim se ata nuk do të bëhen shënjestër e sjelljeve të tilla”, tha Hun.

Raportimet për sjellje të papërshtatshme në politikën britanike dhe në industri të tjera, vërshuan pas lumit të akuzave kundër producentit hollivudian Harvey Ëeinstein

Edhe pse duket të jetë një konsensus në rritje midis liderëve të partisë dhe në të gjithë parlamentin britanik duhet të bëjnë diçka bërë, askush nga ministrat e tjerë nuk ka drejtuar gishtin nga kolegu i tyre, edhe pse mendohet të ishin të vetëdisdhëm për veprimet e tij .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit