12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shkollat e Tiranës ndalojnë fëmijët të vijnë me maska Hallowin-i: nuk është festë shqiptare!

Më të lexuarat

Një lajm pozitiv ka ardhur sot nga shkollat kryesore të kryeqytetit, ku siç duket nga një udhëzim nga lart u është kërkuar nxënësve që të mos e ndalojnë ditën e shkollës me të ashtuquajturën “festë të Hallowin-it” që u kthye në një dok a rit i pashkruar, duke i kthyer fëmijët për një ditë në kllounë të frikshëm, me veshje bajate e të llangosur me bojë.

Ndërsa në qendrat tregtare në këtë fundjavë, outlet-et ku shesin veshjes shkollore ishin plot me prindër që blenin maskote e mjete allasoje, dje në disa shkolla 9-vjeçare në zemër të kryeqytetit, ka ardhur urdhëri i drejtorisë se: “31 tetori është ditë mësimi. Nuk lejohet asnjë maskë apo veshje për Hallowin. Ajo nuk është festë kombëtare e apo e njohur zyrtarisht”.

Një pjesë të madhe të prindërve që kanë rendur të blejnë me çmime të kripura kostume e “vegla” misterioze, normalisht kanë ngelur me “gisht në gojë”, por ama nxënësot sot kanë shkuar në shkollë vetëm me çantën me libra dhe bukë e ujë me vete.

Ky është në fakt normalitet.

Hallowin-i nuk ka qenë farë i njohur deri para disa vitesh. Dalëngadalë, pasojë e globalizmit, ajo u fut dhe në jetën shqiptare, ndonëse nuk haset asnjë pikëlidhje mes saj si rit e ndonjë tradite tonën, sado të vockël apo tangentale, siç ndodh fjala vjen me Ditën e Verës. Tashmë ky lloj riti që ndryshe e quajnë dhe “festë”, është bërë deri dhe imponues pasi promovohet pa hiç gjë edhe nga media me emër, pa u marrë farë në diskutim a trajtim mbi efektet sociale, sidomos tek bota e të vegjëlve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit