7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Tre urtësi nga një mik imi i shtrenjtë damasken

Më të lexuarat

Një mik imi i shtrenjtë damasken, kishte publikuar sonte tri urtësi, nga eksperiencat e jetës. E shoh me vend t’i ndaj me ju, me dëshirën e mirë të përfitimit.

1. Mos ia ki zili njeriu për ndonjë mirësi, me të cilën e ka begatuar All-llahu, sepse ti nuk e di se çfarë i ka marrë Zoti atij! As mos u mërzit, kur All-llahu të merr diçka, sepse ti nuk e di se çfarë do të të japë Zoti në vend të saj!

2. Ekstremi i llojeve të largësisë? Të jesh larg Zotit, i Cili thotë: “Dhe, Ne jemi më afër tij se damari i qafës”!

3. Për një gjë mos u pendo asnjëherë; mirësjellja jote ndaj njerëzve, edhe nëse të presin me të keqe!

Shpesh, urtia e të shkuarve, kthehet në busull udhëzimi për realitetet e hutuara të njeriut. All-llahumme na drejto e na mbro nga devijimi në jetë dhe largimi nga dyert e Dashnisë Tande!

Imam Muhamed B. Sytari

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit