22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

OKB miraton rezolutën kundër Izraelit: ndal vendbanimeve në territorin palestinez, SHBA abstenon

Më të lexuarat

Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi në favor të një rezolute që kërkon ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve nga Izraeli në territorin  e pushtuar palestinez, ku dukshëm është vënë re abstenimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rezoluta u soll në Këshillin prej 15 anëtarësh për votim të premten nga Zelanda e Re, Malajzia, Venezuela dhe Senegali, një ditë pasi Egjipti e tërhoqi draftin e vet nën presionin e Izraelit dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Izraeli dhe Trump i kishin bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosnin veton për rezolutën. Këshilli votoi pro kërkesës që Izraeli të ndalë ndërtimin. Rezoluta u miratua me 14 vota, e me duartrokitje. Kjo është rezoluta e parë që Këshilli i Sigurimit ka miratuar për Izraelin dhe palestinezët në gati tetë vjet.

Abstenimi nga Shtetet e Bashkuara ishte tërheqja më e madhe në historinë moderne të marrëdhënieve me Izraelin, e kjo lejoi që Këshilli i Sigurimit të dënojë vendbanimet dhe vazhdimin e ndërtimit në territorin palestinez si një “shkelje flagrante” e ligjit ndërkombëtar.

Rezoluta thekson se vendbanimet izraelite në territorin palestinez të pushtuar që prej vitit 1967, përfshirë Jeruzalemin Lindor, nuk kanë “vlefshmëri ligjore”.

Rezoluta kërkon ndaljen e të gjitha aktiviteteve izraelite me vendbanimet duke thënë se “një gjë e tillë është esenciale për të shpëtuar zgjidhjen përmes krijimit të dy shteteve”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit