17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Tom Hanks bënë film për biznesin në Arabinë Saudite (Video)

Më të lexuarat

Është lansuar traileri i parë i filmit “A Hologram for the King” – një film për një biznesmen amerikan të dështuar i cili shkon në Arabinë Saudite.

Ky film pritet të shfaqet në kinematë botërore muajin e ardhshëm, saktësisht më 22 prill të këtij viti.

“A Hologram for the King” është i bazuar në romanin e Dave Eggers, me titull të njëjtë, i cili është lansuar në vitin 2012, ndërsa aktorët që luajnë në këtë film janë Sarita Choudhurz, Tom Skerrit dhe aktori i famshëm Tom Hanks, protagonisti i këtij filmi, i cili ka edhe disa tendeca nënçmuese ndaj arabëve.

Në film, Hanks luan në rolin e një konsulenti të orvatur të IT-së duke shpresuar që të fitojë kontratën për një kompleks të ri shumë të madh – ende të pa ndërtuar – për biznes në Arabinë Saudite.

“A Hologram for the King” është xhiruar në Maroku, Egjipt dhe Gjermani, ndërsa regjisori i këtij filmi është Tom Tykwer.

Ky është  traileri i këtij filmi:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit