Arenat e përplasjes dhe përballjes mes së vërtetës dhe së pavërtetës nuk janë më sot të kufizuara në një fushë apo në një formë të vetme.
Fusha e betejës është e gjerë, e shtrirë në të gjitha dimensionet, shumëformëshe dhe në përshkallëzim të vazhdueshëm. Sot, muslimani nuk ka më mundësinë të qëndrojë asnjanës.
E ka dashur armiku, nga jashtë dhe nga brenda, që çdo musliman të vihet në mes të kësaj përplasjeje, qoftë ai që vendos ta përballojë me guxim, qoftë ai që zgjedh të tërhiqet me frikë.
Prej një shekulli tashmë, Islami – në themel, në tokë, në histori, në trashëgimi, në simbole dhe në pasuesit e tij – është vënë nën flakët e një lufte të ndezur e të pamëshirshme.
Dhe në dy vitet e fundit, që nga fillimi i ngjarjeve në Gaza, kjo zjarrmë është përhapur edhe më egërsisht. Entiteti sionist ka shfaqur një arrogancë të papërmbajtur në të gjithë rajonin, ndërsa hipokritët janë vrapuar t’i shërbejnë me përulje, duke luftuar çdo zë që i qëndron përballë.
Në këtë realitet, përgjegjësia bëhet më e madhe, detyra më e qartë dhe sakrifica më e domosdoshme.
Sot, më shumë se kurrë, na habit dhe na trishton gjendja e shumë muslimanëve të cilët janë zhytur në përditshmëritë e tyre personale, në betejat e jetës së vogël, ndërkohë që rreth tyre zhvillohet një betejë madhore, betejë që kanë zgjedhur ta injorojnë, si të mos ekzistonte fare.
E dikush mund të thotë:
“Këto janë slogane të vjetra. Ne jetojmë në epokën e shteteve moderne, të nacionalizmave dhe të rendit ndërkombëtar. Ç’është kjo ‘betejë e Islamit’ që përmendni?”
Ky lloj pyetjeje nuk ka nevojë për përgjigje të thella teorike apo historike, sepse faktet e saj janë kudo rreth nesh, përsëriten dhe përforcohen përditë.
Ajo që ka nevojë për zgjim është zemra.
Ajo që ka nevojë për ringjallje është ndjenja e nderit dhe e krenarisë, pa të cilat mendja njeriu humbet në mjegullën e hutimit dhe harresës.
Sot është emergjente të rizgjojmë në shpirtrat tanë kuptimin e sakrificës për hir të Zotit, të përforcojmë konceptin e zgjidhjes së jetës tjetër mbi joshjet e kësaj bote, të thellojmë besnikërinë ndaj Islamit dhe ndarjen nga ata që e luftojnë atë.
Nuk mjafton më që ndihma për Islamin dhe pasuesit e tij të konsiderohet si një zgjedhje e mirë.
Sot, është obligim.
Sot, është detyrë.
Dhe ajo që kërkohet nga çdo njeri, është të japë aq sa ka mundësi dhe aq sa ia lejon forca e tij.
Ahmed Es-Sejjid
