15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Tiranë, aktivitet festiv për fëmijët jetimë

Më të lexuarat

Avokati i Popullit i Republikës së Turqisë, Şeref Malkoç, u shpreh se aktivitete të tilla janë ndër punët më të mira të njerëzve

TIRANË (AA) – Në Tirana është organizuar sot aktiviteti me temë “Bota është më e bukur me buzëqeshjen tënde”, në kuadër të ditëve të solidarizimit me jetimët në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti është organizuar nga Fondacioni “Mirësia” në bashkëpunim me Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), ndërsa merrnin pjesë edhe Avokati i Popullit i Republikës së Turqisë, Şeref Malkoç, përfaqësues të pushtetit lokal në Tiranë, të Ambasadës së Turqisë nё Shqipëri, përfaqësues të IHH-së, etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Fondacionit “Mirësia”, Korab Kaja, u shpreh se është i treti vit që në koordinim me fondacionin IHH realizojnë aktivitetin festiv me fëmijët jetime në Shqipëri. Sipas tij, pas një udhëtimi në Shkodër dhe Dibër në vitet e kaluara, këtë vit aktiviteti ku u shpërndanë edhe dhurata është organizuar në Tiranë.

Ndërsa në fjalën e tij, Avokati i Popullit i Republikës së Turqisë, Şeref Malkoç, u shpreh se aktivitete të tilla janë ndër punët më të mira të njerëzve.

“Kujdesi për jetimët në Shqipëri është një ndër punët më të mira në shoqëri, prandaj jam i bindur që do jeni shpresë për një të ardhme të mirë. Ju uroj një të ardhme të suksesshme. Dua të përcjell tek ju përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kur të kthehem në Turqi do t’i tregoi për këtë aktivitet të bukur”, theksoi Malkoç.

Në kuadër të të “ditëve të solidarizimit me jetimët në Shqipëri”, në ditët në vazhdim do të organizohen disa aktivitete, ku është planifikuar edhe shpërndarja e ndihmave për fëmijët jetimë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit