15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

“SHBA-të i kushtojnë rëndësi dialogut dhe bashkëpunimit me Turqinë”

Më të lexuarat

Kryeministri Yıldırım, ka kryer një bisedë telefonikë me zv.presidentin amerikan, Michael Pence

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një bisedë telefonike me zv.presidentin amerikan, Michael Pence, ka vënë në dukje se kundërpërgjigja e SHBA-së ndaj krimeve të regjimit të Sirisë me sulmin kimik në qytetin Idlib të Sirisë është përkthyes i ndërgjegjes njerëzore dhe ndjenjave të opinionit botëror. Kryeministri turk ka theksuar se presin që SHBA-të të reagojnë më shumë për çështjen siriane dhe se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj mbështetjeje në këtë drejtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga qendra për shtyp e Kryeministrisë së Turqisë, njoftohet se kryeministri Yıldırım, ka kryer një bisedë telefonikë me zv.presidentin amerikan, Michael Pence.

Duke theksuar se Turqia nga partneri strategjik i saj, SHBA-të, presin më shumë reagime për çështjen siriane dhe se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj mbështetjeje në këtë drejtim, Yıldırım ka shtuar se duke patur parasysh mundësinë e një lëvizjeje të migrimit drejt Turqisë, duhet të qëndrohet më shumë mbi alternativën për ndërtimin e zonës së sigurisë në Siri.

Ndërsa zv.presidenti amerikan, Pence, duke shprehur falënderimet për mbështetjen që Turqia i ka dhënë SHBA-ve ka vënë në dukje se i kushtojnë rëndësi dialogut dhe bashkëpunimit me Turqinë. Ai ka theksuar se kanë dëshirën për zhvillimin edhe më shumë të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme përballë sprovave në Siri dhe se do të kenë parasysh krizën njerëzore në Siri.

Ndër të tjera Pence ka kërkuar që presidentit Recep Tayyip Erdoğan ti përcillen përshëndetjet dhe urimet e tij personale dhe të presidentit amerikan, Donald Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit