10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Theresa May prenzanton planin B të Brexit

Më të lexuarat

Theresa May ka prezantuar planin B për Brexit. Normalisht ajo nuk mund ta lërë me kaq idenë e saj sepse e humbi luftën e me kongresin.

Ajo këmbënguli se ishte më e fokusuar në gjetjen e lëshimeve nga BE-ja, të cilat do të mund të gjenin mbështetje nga deputetët britanikë, ndërkohë që hodhi poshtë thirrjet për shtyrjen në kohë të “Brexit”-it.

Shefja e ekzekutivit britanik u shpreh se nuk kishte shumicë parlamentare për një referendum të dytë. May tha se do të vazhdojë konsultimet e mëtejshme me Partinë Demokratike Unioniste të Irlandës së Veriut, për çëeshtjen e mekanizmit që shmang një kufi klasik mes Republikës së Irlandës – shtet i Bashkimit Europian, – dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe.

Më pas, këto konsultime ajo do t’i paraqesë pranë Bashkimit Europian, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do ta vizitojë Brukselin përpara të martës së ardhshme, kur do të bëhet votimi i dytë i planit të saj B, pas refuzimit të planit të saj fillestar ditë më parë, me shumicën më të madhe në historinë parlamentare në Britani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit