11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Thaçi: Raporti i AKI-se, i ka cilësuar njerëz me rrezik kombëtar

Më të lexuarat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se gjashtë turqit janë deportuar në Turqi për arsye se me veprimet e tyre në Kosovë, kanë rrezikuar sigurinë shtetërore. Këtë gjë ai e tha duke u bazuar në raportin e AKI-së, ndërsa pret që ky rast të zbardhet në tërësi, raporton “Zëri.info”.

“Deri më tani kam pranuar një raport të hollësishëm I cili është dëgjuar edhe nga parlamentari, kryeministri, ministri i Punëve të jashtme dhe bartësit e tjerë.

E kemi pranuar nga AKI-ja ku në mënyrë të detajuar tregon detajet e këtij operacioni, pra për mohimin e leje qëndrimit të shtetasve turq. Kjo ka të bëj me veprimet e tyre në Kosovë, ku sipas AKI-së ka qenë rrezikimi i sigurisë kombëtare dhe kjo ka qenë arsyeja pse ata janë deportuar në Turqi”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i zhgënjyer nga organet e rendit të cilët kanë dështuar ti mbrojnë të drejtat e njeriut, sepse Kosova është një shtet që e bën një gjë të tillë.

“Kosova është shtet demokratik ku mbi të gjitha respekton të drejtat e çdo njeriu pavarësisht etnisë apo bindjeve tjera ideologjike.

Jam i zhgënjyer dhe shpreh keqardhjen time të thellë për arsye se institucionet përkatëse të cilat pritet të tregojnë çfarë ka ndodhur kanë dështuar ti mbrojnë këto parime”, ka thënë tutje presidenti, raporton “Zëri.info”.

Ndërsa ai ka folur edhe për gjendjen e Kosovës tani.

Ai ka thënë që gjendja është e qetë pavarësisht se jemi në prag të festës së Pashkëve.

“Ajo çfarë dëshiroj të potencoj është që situate e sigurisë në Republikën e Kosovës është e qetë stabile edhe pse jemi në prag të festive të Pashkëve, kemi marrë masa që kjo festë të kalojë pa incidente”, ka thënë ai. /ZËRI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit