12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tensionet, “këshillë” nga Pentagoni për Athinën dhe Ankaranë

Më të lexuarat

Për Turqinë, (luftë)nxitësi i Greqisë po thërret në dialog

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, ftoi Turqinë dhe Greqinë për dialog dhe shtoi se vendi i tij nuk ka asnjë stërvitje në detin Egje.

Në konferencën për shtyp ai komentoi notën e protestës që Ankaraja i dërgoi Uashingtonit në lidhje me mjetet e blinduara të prodhimit amerikan të dërguara nga Greqia në ishujt e Egjeut.

Një gazetar i Anadollias kërkoi një koment për notën e protestës drejtuar Greqisë dhe SHBA-së, pasi automjetet e blinduara u dërguan në dy ishujt me status joushtarak.

I pyetur nëse SHBA ka stërvitje në atë zonë dhe cila është përgjigja e SHBA-së ndaj protestës së Turqisë, Ryder tha se nuk ka informacione se SHBA-të po zhvillojnë stërvitje atje.

 “Turqia, një partner i rëndësishëm i NATO-s”

“Në përgjithësi, Turqia dhe Greqia janë dy partnerë të rëndësishëm të NATO-s dhe ne i ftojmë ata të vazhdojnë dialogun konstruktiv për të ulur tensionet e mundshme”, tha gjenerali amerikan.

I pyetur për të komentuar kritikat e Ankarasë ndaj SHBA-së për kontributin në tensione, ai tha se nga aspekti i marrëdhënieve dypalëshe, Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i NATO-s.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët e NATO-s, përfshirë Turqinë,” tha Ryder.

Nga ana tjetër, udhëheqja turke ka shtuar narrativën e asaj se kush po e shtyn Greqinë në provokimet në Egje, duke ndërmarrë hapa që cenojnë Marrëveshjen e Lozanës së para 100 viteve. Sipas Ankarasë, pas Francës është dhe SHBA pas akteve greke.

Sipas një logjike gjeopolitike, SHBA nuk do që fundi i marrëveshjes së famshme, e cila skadon për pak, ta gjejë Turqinë edhe me pozita më të forta ndërkombëtare, duke qenë lojtar kyç në zhvillimet më të nxehta të botës. Pos kësaj, skadimi i marrëveshjes i jep dhe më shumë fuqi, pasi rifiton të drejta të humbura, edhe territoriale, nga nënshkrimi atë kohë.

Atëbotë, në nënshkrimin e Lozanës, fuqitë e mëdha nuk e kishin përllogaritur se pas 100 vitesh Turqia do rikthehej si fuqi botërore. Ata mendonin se do e kishin shqyer, ngjashëm si Perandorinë Osmane. /tesheshi.cm/      

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit