7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

TEKNOFEST: Akrobaci të pabesueshme në qiellin mbi Stamboll

Më të lexuarat

Në ditën e fundit të festivalit më të madh turk të aviacionit dhe teknologjisë TEKNOFEST, i cili u mbajt në Stamboll, vizitorët patën mundësinë të shohin risitë dhe arritjet e shumta në fushën e aviacionit dhe teknologjisë.

Ata panë fluturime demonstruese të modeleve të ndryshme të avionëve dhe helikopterëve ushtarakë.

Avionët ushtarakë dhe helikopterët gjithashtu kryen operacione zbulimi dhe shpëtimi, për kënaqësinë e shumë vizitorëve.

Helikopterët e prodhuar nga kompania vendase Turkish Aerospace Industries (TAI) tërhoqën vëmendje të veçantë.

Ashtu si ditët e kaluara, festivali i aviacionit dhe teknologjisë TEKNOFEST u vizitua nga një numër i madh i të rinjve të cilët patën mundësinë të shohin shumë risi interesante në fushën e aviacionit dhe teknologjisë.

Veprimtaria gjashtë-ditore, e mbajtur në Aeroportin Ataturk, përfshiu një numër aktivitetesh, të tilla si shfaqje ajrore me aeroplanë ushtarakë, dronë dhe helikopterë, seminare, samite, gara dhe panaire të ndryshme.

Si pjesë e TEKNOFEST 2021, garat teknologjike u mbajtën në dhjetëra kategori të ndryshme, të tilla si transport inteligjent, dizajn helikopteri, bioteknologji, robotikë, makina fluturuese, raketa dhe sisteme nënujore pa pilot.

Organizatorët e TEKNOFEST janë Fondacioni Turk për Teknologjinë dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë e Turqisë. TEKNOFEST mbahet në qytete të ndryshme turke në vite çift, dhe në Stamboll në vite tek.

Vitin e kaluar, ngjarja u organizua në një format virtual në provincën jugore të Gaziantep për shkak të masave të pandemisë.

Në vitin 2019, TEKNOFEST u vizitua nga rreth 1.72 milion njerëz në Stamboll. Anadolu Agency ka qenë partneri global i komunikimit të ngjarjes që nga viti 2018.

TEKNOFEST i këtij viti mbahet nga 21 deri më 26 shtator. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit