6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Të rinjtë maqedonas paralajmërojnë protestë për të shtunën

Më të lexuarat

Duket se vala e protestave nuk do të ndalet lehtë edhe pse thirrjet e të gjithë njerëzve të përgjegjshëm janë të ndalohet dhuna. Në rrjetet sociale në internete të rinjtë maqedonas janë duke bërë thirrje për protesta të ditës së shtunë.

Thirrja bëhet për protesta të qeta të cilat do të realizoheshin ditën e shtunë në ora 14:00. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të grumbullohen para Kishës ortodokse, ndërkaq destinacioni i tyre do të jetë qeveria e Maqedonisë.

Deri më tani nuk është njoftuar se kush është organizator dhe se a është paraqitur protesta edhe në polici.

Arsyet duket të jenë kundërprotestë e shqiptarëve të cilët po ashtu kanë njoftuar për ditën e premte protesta kundër rrahjes së disa të rinjve shqiptarë.

Edhe në këtë ftesë të shqiptarëve nuk dihen organizatorët dhe nuk dihet a është bërë paraqitja në polici.|zhurnal|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit