5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Ankohen” kundër lëvizjes Bashkohu

Më të lexuarat

Tre qytetarë të Kosovës, të cilëve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ua zbulon identitetin, kanë shtruar ankesë kundër regjistrimit të mundshëm të Lëvizjes Islame Bashkohu si parti politike. Por ankesa cilësohet “e dyshimtë” nga një anëtar i komisionit.

Derisa Lëvizja Islame Bashkohu (LISB) pret vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për aplikacionin e saj për t’u regjistruar si parti politike, tre qytetarë të vendit kanë parashtruar ankesë kundër regjistrimit të saj.
Aplikacioni dhe ankesa në fjalë pritet të shqyrtohen nga KQZ-ja brenda kësaj jave.
Tre qytetarët, në ankesën e tyre drejtuar Zyrës për Licencimin e Subjekteve Politike, pretendojnë se statuti i Lëvizjes Bashkohu është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Neni 5, pika c, e rregullores së KQZ-së për regjistrimin e një subjekti politik, thotë se kërkesa për regjistrim duhet të refuzohet vetëm nëse subjekti politik ka emër, akronim ose simbol që mund të nxisë urrejtje ndëretnike ose fetare.
Përmbajtjen e ankesës e konfirmoi për Gazetën Jeta në Kosovë njëri nga anëtarët e KQZ-së nga radhët e Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Fadil Maloku.
Por Maloku thotë se KQZ-ja nuk duhet ta refuzojë kërkesën e Lëvizjes Islame Bashkohu sepse, sipas tij, ajo nuk bie në kundërshtim me rregulloren e këtij komisioni.
“Kur është paraqitur kërkesa për regjistrim nga Lëvizja Islame Bashkohu, ka ardhur një ankesë nga disa qytetarë që për mendimin tim është shumë diskutabile për shkak të autenticitetit të nënshkrimeve të këtyre qytetarëve”, thotë Maloku. “Mendoj se janë të dyshimta për shkak se shkrimi është i njëjtë”.
Maloku shtoi se “ankesa është krejt naive” për shkak se, siç tha ai, statuti i lëvizjes nuk është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.
“Programi dhe statusi i Lëvizjes Islame Bashkohu nuk bie në kundërshtim me ligjin e KQZ-së për regjistrimin në parti politike andaj nuk kemi arsye ta refuzojmë”, tha Maloku. “Në statutin dhe programin e saj nuk përmenden askund as denigrime, as kërcënime, por përmenden të drejtat e njeriut, demokracia, liria e shprehjes etj”, shtoi Maloku.
Lëvizja Islame Bashkohu aplikoi më 1 shkurt të këtij viti në Komisionin Qendror Zgjedhor që të regjistrohet si subjekt politik me të drejtë garimi në zgjedhje parlamentare.
Kjo lëvizje kishte aplikuar me akronimin LISBA që mbledh disa nga shkronjat e para të emrit të saj (Lëvizja Islame Bashkohu).
Më 19 shkurt 2013 Lëvizja Islame Bashkohu kishte kompletuar edhe kërkesën për regjistrim të parashtruar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim pran Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Gjatë intervistës së dhënë më 18 shkurt 2013 për gazetën, përfaqësuesi i saj, Fuad Ramiqi, pati shprehur sigurinë se LISBA do te pranohej si subjekt politik nga KQZ-ja.
“Ne jemi të sigurt që KQZ do na e japë lejen që të bëhemi parti politike”, kishte thënë Ramiqi.
Në programin e Lëvizjes Islame Bashkohu, në kapitullin e parë të dispozitave të përgjithshme – pika 4, thuhet se kjo lëvizje është kundër çdo ideologjie, doktrine e praktike politike kundërnjerëzore totalitariste, kundër racizmit, fashizmit dhe komunizmit, kundër çdo lloj predikimi apo veprimtarie qe bie ndesh me normat e dokumentet e pranuara ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive te njeriut e të bashkësive njerëzore.
 /JNK/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit