Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, Ministria palestineze e Shëndetësisë paralajmëroi se të moshuarit palestinezë po privohet nga e drejta bazë për ushqim, ilaçe dhe trajtim mjekësor nën luftën dhe bllokadën e vazhdueshme izraelite në Gaza, si dhe kufizimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar.
Sipas statistikave të vitit 2023, rreth 321,000 palestinezë janë mbi 60 vjeç – afërsisht 6 për qind e popullsisë në Bregun Perëndimor dhe 6 për qind në Gaza. Ministria tha se 76 për qind e tyre vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti, tensioni i lartë dhe sëmundjet e zemrës, duke e bërë edhe më urgjente nevojën për kujdes të vazhdueshëm dhe ilaçe.
Në Gaza, kushtet u përshkruan si “katastrofike”, me të moshuarit që përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe ilaçesh për shkak të bllokadës izraelite. Ndërsa në Bregun Perëndimor, shumë prej tyre nuk arrijnë të shkojnë në spitale ose klinika për shkak të pikave të kontrollit dhe kufizimeve izraelite. /mesazhi
