9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Të festosh lirinë nga Serbia

Më të lexuarat

Mesazhet e “ditës së madhe” malazeze: ndryshe Gjukanoviç e ndryshe Abazoviç

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, me rastin e 21 majit – Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi, tha se vendi qëndron i palëkundur në rrugën evropiane dhe sot është një anëtar i respektuar i NATO-s.

Mali i Zi po feston Ditën e Pavarësisë, 16 vjet që kur u largua nga bashkimi shtetëror me Serbinë pas referendumit dhe rivendosi pavarësinë.

Në mesazhin e tij të urimit, Gjukanoviç tha se gjithnjë e më shumë qytetarë në Mal të Zi e shohin rëndësinë e fitimit të referendumit të 2006-ës.

“Zhvillimi i situatës në Mal të Zi, si dhe konteksti rajonal dhe ndërkombëtar, konfirmojnë se sa vizionar ishte vendimi për rindërtimin e shtetit. Dhe sa e rëndësishme është, veçanërisht në kohë të tilla të trazuara, që ne ta kemi timonin e qeverisjes së vendit në duart tona”, theksoi Gjukanoviç.

Mali i Zi, tashmë një anëtar i respektuar i NATO-s, qëndron i palëkundur në rrugën evropiane, tha presidenti malazez.

Nga ana tjetër, kryeministri Dritan Abazoviç lëshoi të tjera mesazhe, me tjetër ndjeshmëri e tjetër thelb. Ai tha në një pritje që organizoi me rastin e festës së Pavarësisë se pas 16 vitesh duhet pyetur nëse është bërë mjaftueshëm për të fuqizuar Malin e Zi dhe për ta bërë atë të pranueshëm për të gjithë.

“Qëllimi ynë është që këtë ditë ta festojnë të gjithë qytetarët e vendit tonë, pavarësisht se si kanë votuar 16 vite më parë, si deklarohen dhe se si i luten Zotit. Unë pretendoj se pa ju të gjithë nuk ka Mal të Zi të pajtuar dhe të zhvilluar”, theksoi kryeministri shqiptar.

Prandaj, shtoi ai, nuk duhet të lejojmë që mosrespektimi i mendimeve të ndryshme të prodhojë polarizim brenda shoqërisë, neveri ndaj shtetit dhe simboleve të tij.

“Ne duhet t’i japim fund kësaj, sepse nuk ka kundërshtar më të madh të prosperitetit dhe pasurisë së Malit të Zi sesa ndarjet artificiale në shoqëri,” tha Abazoviç.

Sipas rezultateve zyrtare, 419,240 malazezë, ose 86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, votuan në referendumin e vitit 2006. Pavarësinë e shtetit e kanë përkrahur 230.661, ose 55.5 për qind e qytetarëve malazezë të cilët kanë dalë në referendum dhe 185.002 ose 44.5 për qind kanë votuar për të qëndruar në shtetin e përbashkët me Serbinë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit