12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Të dorëzuarit para urtësisë më të lartë – Nga Ibn Xheuzi

Më të lexuarat

Jam menduar shumë rreth një situate të çuditshme, që Allahu i Lartësuar dhe larg të metave qoftë i ka ndërtuar këta trupa në formën më të përkryer bazuar mbi ligjin e urtësisë dhe me to ka treguar forcën e Tij të plotë dhe mprehtësinë e urtësisë së Tij.

Më pas i është rikthyer edhe një herë duke i prishur(duke i prishur me vdekjen) dhe mendjet kanë mbetur të shushatura, pasi kishin pranuar urtësinë e Tij në sekretin e kësaj prishjeje.

Atyre u është bërë me dije se ata (trupat) do të rikthehen Ditën e Kthimit, se nuk janë krijuar vetëm se për të kaluar urën e dijes dhe për t’u tregtuar në sezonin e këmbimit. Kështu, mendjet heshtën.

Pas kësaj, kam parë gjëra të këtij lloji akoma dhe më të lezeçme, siç është rasti i vdekjes së një të riu që akoma nuk kishte arritur të plotësonte një pjesë të qëllimeve të trupit të tij.

Më e çuditshme se kjo është marrja e jetës së fëmijës nga duart e prindërve të tij të pagjumë, pa shfaqur ansjë sekret të marrjes së tij, edhe pse Allahu nuk e ka nevojën e marrjes së tij dhe prindërit janë krijesat më të nevojshme për të.

Por akoma dhe më e çuditshme se kaq, është të mbajturit në jetë i një plaku që nuk e di kuptimin e të qenit gjallë dhe që kështu siç është, ai gjen vetëm lëndime. Tek këto çudira hyn edhe ngushtimi i rriskut për një musliman të urtë dhe zgjerimi i tij për një jobesimtar idiot. Në të tilla situata të përkundërta, mendja gjendet e pavendosur për t’i dhënë një shpjegim dhe si pasojë mbetet e shushatur.

Unë vazhdoj të hulumtoj bashkësinë e detyrimeve, të cilat nëse forcat e mendjes janë të pafuqishme për të gjetur urtësinë (qëllimet, synimet) e tyre, por që e ka vërtetuar urtësinë e Bërësit të tyre, ato (mendjet) mësojnë pamundësinë e tyre për të kuptuar të gjitha ato që kërkohen, e kështu binden dhe pranojnë pafuqinë dhe më këtë ato arrijnë të realizojnë detyrën e tyre.

Nese do t’i thuhej mendjes, se ti ke vërtetuar urtësinë e Krijuesit në ndërtimin e trupave, a është një mangësi e urtësisë së Tij, kur i vdes ata? Ajo do të përgjigjej: “Unë kam njohur me argumente se Ai është i Urtë dhe jam e pafuqishëme për të njohur shpjegimet e saj (urtësisë së Tij), kështu që unë dorëzohem para urtësisë së Tij, edhe pse e pranoj pafuqinë time.”

Marr nga Libri: ” Gjuetia e meditimeve” Ibn Xheuzi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit