9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Takimi ndërmjet kryenegociatorëve në Bruksel, deklarata e Bislimit dhe takimi Lajçak-Chollet  

Më të lexuarat

Të martën në Bruksel është realizuar takimi i parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi pas marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër, ku palët ranë dakord edhe për planin e zbatimit të marrëveshjes që shpie në normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

E në Bruksel më 4 prill u takuan kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, ku fillimisht patën takime ndaras me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ndërkaq më pas ishte takimi trepalësh.

Ishte ndërmjetësi i BE-së, Lajçak i cili para fillimit të takimit theksoi se do të diskutohet plani i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkaq, pas përfundimit të takimeve në Bruksel, krynegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi theksoi se tha se palët janë pajtuar që takimi i radhës në nivelin e lartë të zhvillohet më 22 prill, por megjithatë sipas tij, kjo nuk është e sigurt.

ReklamaKryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak

“Por, kjo nuk është edhe aq e sigurt pasi që ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm apo nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që mbet të shqyrtohet një datë alternative”, u shpreh Bislimi.

Ai tha se kanë diskutuar edhe tema si ajo e energjisë, çështjen e targave.

“Kam raportuar se deri në fund të marsit ka pasur zhvillim të mirë, por pas kërcënimeve dhe djegieve të veturave pas të hënës nuk ka pasur vetura të regjistruara. Ka pas kërkesa të Serbisë që Kosova të tregojë vullnet të mirë dhe të mos vendos masa ndaj këtyre por mendoj se kjo periudhë ka kaluar dhe nuk mund të diskutohet për targat port vetëm të zbatohet”, ka thënë Bislimi.

Ai shkurt theksoi se kanë folur edhe për çështjen e të pagjeturve, njohjen e diplomave, etj.

Ndërkaq, pas takimit është shprehur edhe kryenegociatori serb i cili theksoi se takimin e radhës, gjithnjë sipas Petkoviqit, do të miratohet zyrtarisht teksti i deklaratës për personat e pagjetur, për tekstin e së cilës ai tha se palët janë pajtuar në Bruksel.

“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviq.

E kryenegociatori Lajçak më herët ishte takuar edhe me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet.

Chollet pas takimit me Lajçak: SHBA-ja mbështet dialogun dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE

Në një shkrim në Twitter, Chollet ka thënë se gjatë takimit është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pos kësaj, ai përmendi përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për integrimin në Bashkimin Evropian.

“U kënaqa duke folur me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet.Ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak dhe këshilltari amerikan, Derek Chollet

Ndërkaq, për këtë takim Lajçak theksoi kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se e ka njoftuar Chollet për takimin e kryenegociatorëve, ndërkaq sipas tij me këshilltarin amerikan kanë rënë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm të marrëveshjes.

Takimi Bislimi-Petkoviq është i pari pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt.

Ndërkaq, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë rënë dakord për planin e zbatimit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit