13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Takimi i mundshëm Kurti-Vuçiq gjatë këtij muaji, flasin nga Bashkimi Evropian

Më të lexuarat

Zyrtarët në Bashkimin Evropian kanë thënë se janë duke përgatitur një takim të rinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ende nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur mund të ndodhë.

Së fundmi ka pasur deklarata se në takim i tillë mund të ndodh gjatë këtij muaji, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare. Bashkimi Evropian në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se kur të kenë diçka konkrete do të njoftojnë me kohë.

Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit 2021.

Deri më tani, ata kanë zhvilluar vetëm dy takime dhe që të dyja nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.

Kujtojmë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit