14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Surja Duha është shërim për çdo stres dhe çdo lloj depresioni – Harith Selimi

Më të lexuarat

Surja Duha është shërim për çdo stres dhe çdo lloj depresioni, kush e mediton atë dhe praktikon përmbajtjen e saj pa dyshim që i zgjerohet gjoksi mu ashtu siç vijon në suren që vjen pas (Inshirah). 
Pasi që kjo sure i zbriti Pejgamberit Sal-lAllahu alejhi we selem mu në një kohë që u ndjente i dëshpëruar dhe i braktisur.

• All-llahu betohet në mëngjesin sikurse jep shpresë se mëngjesi për ty do të vij,
• Dhe betohet në natë sikurse kjo errësirë që të ka kapluar pa dyshim që ka urtësi,
• Dhe tregoi mbështetjen në trajten e kohës së shkuar (Zoti yt nuk të braktisi as nuk të ka urryer) për të treguar se kjo çështje është e kryer.

• Dhe tregoi që jeta e amshimit është më e mirë se kjo, prandaj kujtoje se kjo që përjeton do të kaloj dhe nuk ka fare rëndësi.

• Dhe se ajo çfarë ai do të të jep është më e mirë për ty dhe do të jesh i kënaqur prandaj shiko para dhe asesi mbrapa.

• Më pas All-llahu e përkujton robin e vet për gjendjen e tij, dhe e mëson t’i përkujtoj të mirat që Zoti ja dha e jo vetëm të këqijat.

• Dhe më pas e mëson që t’i mendoj ata që janë më keq me gjendje sesa gjendja e tij, dhe të jetë korekt me ta si falënderim për gjendjen e vet
(Dhe jetimin mos e përbuz, e lypsarin mos e refuzo me ashpërsi).

• Dhe në fund e mësoi të jetë optimist, që të tregoj për të mirat që robi i posedon dhe me këtë, ai e mund të keqen që e ka brenda duke menduar mirë dhe jo keq.

Prandaj këto porosi të kësaj sure padyshim që janë formula kundër stresit dhe depresionit që sot ekspertet mundohen të thonë të njejtat por më tjera fjalë…

#vesëmeditimesh.

Hoxhë Harith Selimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit