I Dërguari i Allahut ﷺ, kur shihte diçka nga kjo botë që i pëlqente, thoshte:
“Lebejke! Vërtet, jeta është jeta e ahiretit.”
(Hadith i saktë)
Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nëse ke frikë se do të anosh drejt epsheve të kësaj bote, në të cilat ka kënaqësi, atëherë kujto kënaqësinë e ahiretit.
Për këtë arsye, Profeti ynë ﷺ, kur shihte diçka nga kjo botë që i pëlqente, thoshte:
‘Lebejke! Vërtet, jeta është jeta e ahiretit.’
Fjala ‘lebejke’ do të thotë: po të përgjigjem Ty; domethënë: përgjigje ndaj Allahut, me qëllim që të frenojë hovin e shpirtit, që të mos mashtrohet nga ajo që ka parë prej kënaqësive të kësaj bote.
Kështu, ai i drejtohet Allahut, e disiplinon shpirtin dhe thotë:
‘Vërtet, jeta është jeta e ahiretit’, jo jeta e kësaj bote.
Dhe të vërtetën ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ – pasha Allahun – se jeta e vërtetë është jeta e ahiretit; sepse ajo është jetë e përhershme dhe begati pa shqetësim, ndryshe nga jeta e kësaj bote, e cila është e mangët, e pakësuar dhe kalimtare.”
