17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan

Më të lexuarat

Protestuesit serbë kanë sulmuar sot Policinë e Kosovës në Zveçan, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim të veturës policore e cila ishte duke patrulluar në atë zonë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se si pasojë e sulmit, veturës i është thyer xhami.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit.
Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, deklaroi ai.

Ndryshe, serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm edhe para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.

Po ashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria, duke ua dëmtuar dhe djegur veturat.

Thirrje për ç’tensionim të situatës kanë bërë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa për uljen e tensioneve. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk do të largohet nga këto komuna, derisa në atë pjesë ka grupe kriminale. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit