6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sulmohen gazetarët në Mitrovicën e Veriut

Më të lexuarat

Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i gazetarëve janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Ekipi i KALLXO.com, i përbërë nga producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj që po udhëtonte me makinë në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndrojnë në udhëkryqin e kësaj lagjeje.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

Dy gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike duke u larguar me shpejtësi në drejtim të zonave të tjera të Mitrovicës.

Në pamjet që janë kapur shihet personi duke vrapuar në drejtim të veturës, e që i njëjti edhe ka goditur automjetin.

Nga mbrëmë Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë.

AGK-ja ka dënuar fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit