6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Sulmi ndaj 320 universitete nga hakerat e Iranit, SHBA vendos sanksione

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një kompanie iraniane dhe 10 individëve për sulme të dyshuara kibernetike, duke përfshirë qindra universitete.

Instituti Mabna akuzohet për vjedhjen e 31 terabajt “të pronës dhe të dhënave të vlefshme intelektuale”. Departamenti i drejtësisë tha se firma hakoi 320 universitete në mbarë botën, dhjetra kompani dhe pjesë të qeverisë amerikane.

Nëntë nga 10 individët janë paditur veçmas për krime të lidhura. Të dy themeluesit e Institutit Mabna janë midis atyre që janë sanksionuar dhe asetet e tyre janë subjekt i konfiskimit amerikan, tha një deklaratë nga Departamenti i Thesarit i SHBA.

“Këta të pandehur tani janë të arratisur të drejtësisë,” tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein në një konferencë shtypi. Reuters raportoi se ai paralajmëroi se individët mund të përballen me ekstradimin në më shumë se 100 vende nëse ata udhëtojnë jashtë Iranit.

Instituti Mabna u krijua në 2013 dhe prokurorët amerikanë besojnë se është projektuar për të ndihmuar organizatat kërkimore iraniane të vjedhin informacionin.

Ai akuzohet për kryerjen e sulmeve kibernetike në 144 universitete amerikane dhe 176 universitete në 21 vende të huaja, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Kanadanë, Izraelin dhe Japoninë.

Duke synuar llogaritë e-mail të më shumë se 100,000 profesorëve në mbarë botën, hakerat komprometuan rreth 8,000 prej tyre, sipas departamentit të drejtësisë.

Autoritetet amerikane e përshkruan komplotin global si një nga vjedhjet më të mëdha nëpërmjet piraterisë së sponsorizuar nga shteti, që do të ndiqet penalisht.

“Departamenti i Drejtësisë do të hetojë në mënyrë agresive dhe do të ndjekë penalisht aktorët armiqësorë që përpiqen të përfitojnë nga idetë e Amerikës duke u infiltruar në sistemet tona kompjuterike dhe duke vjedhur pronën intelektuale”, tha zoti Rosenstein, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Shumë nga këto “ndërhyrje”, tha zoti Rosenstein, u bënë “me urdhër të qeverisë iraniane dhe, në veçanti, të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane”.

Hakerët gjithashtu synonin Departamentin e Punës të SHBA-ve, Komisionin Federal për Rregullimin e Energjisë dhe Kombet e Bashkuara, sipas prokurorëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit