11.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Sulme ajrore të ushtrisë kriminale të Asadit, viktima edhe 14 fëmijë

Më të lexuarat

Së paku 22 persona, duke përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë sot nga sulmet ajrore të ushtrisë siriane në rrethet e Aleppos. Lajmin e konfirmoi një grup i të drejtave të njeriut.

“Në sulmet shpërthyese të cilat ndodhën mbi rajonet Sakhur, Ard el – Hamra dhe Haydariyeh, janë vrarë 22 vetë, në mesin e tyre 14 fëmijë dhe një djalë 18 vjeçar,” tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Aktivistët sirianë thanë se forcat e armatosura përdorën helikopterë për të sulmuar civilët, ndërsa zonat ishin bastione të sigurta të çlirimtarëve.
Observatori tha gjithashtu se numri i njerëzve të vrarë në periferi të Damaskut gjatë ditës së djeshme është rritur në 28.
Ndërkohë, sot zyrtarët e OKB-së vizituan Damaskun për të diskutuar metodat për të ndihmuar popullatën vendase që të mbijetojnë dimrin e sivjetmë.
Sipas OKB-së, lufta në Siri deri tani ka lënë mbi 120.000 viktima, dhe ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në dekada. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit