-5.9 C
Pristina
Tuesday, February 7, 2023

Sulltan Abdyl Hamiti II, nuk i linte çështjet për të nesërmen dhe firmoste shkresat vetëm pasi merrte abdest

Më të lexuarat

Sulltan Abdylhamiti II kërkonte ta zgjonin në çfarëdo ore të natës kur ndodhte ndonjë ngjarje urgjente, nuk i pëlqente të lihej çështja për të nesërmen.

Në lidhje me këtë specifikë, kryesekretari i paradhomës, Esad Bej, thotë kështu në kujtimet e tij:

“Një mesnatë trokita në derën e sulltanit për t’i kërkuar firmën për një lajm shumë të rëndësishëm, por dera s’mu hap. Pasi prita pak, trokita përsëri, por përsëri s’mu hap. Fillova të dyshoj: ‘Mos vallë sulltanit i erdhi vdekja?”

Pas pak trokita përsëri dhe, kësaj radhe, dera u hap dhe u duk aty sulltani me një peshqir në dorë. Po e fshinte fytyrën. Buzëqeshi dhe më tha:

“O bir! E kuptova se në këtë orë kishit ardhur për një punë me shumë rëndësi! U zgjova qysh në trokitjen e parë, por u vonova sepse mora abdest, prandaj mos ma vini re! Ka shumë kohë që unë nuk hedh firmën pa abdest mbi asnjë dokument të popullit tim! Silleni ta firmos!”

Dhe, duke filluar me ‘Besmele’, e firmosi shkresën.

Sulltan Abdyl Hamidi, sipas disa të dhënave ishte me prejardhje shqiptare, si shumica e sulltanëve, vezirëve, gjeneralëve osman, pashallarëve, agallarëve spahinjve etj…, tituj të cilët i gëzonin shqiptarët, gjatë bashkëqeverisjes me Perandorinë Osmane./islamgjakova

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit