22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Suedi: Gjysma e krimeve të urrejtjes në internet synon myslimanët

Më të lexuarat

Gjysma e krimeve të urrejtjes në internet janë kryer ndaj muslimanëve në Suedi në 2017-2018, sipas kreut të grupit të monitorimit të gjuhës së urrejtjes në internet.
Menaxher në Online Hate Speech Monitor, Tomas Aberg, u tha gazetarëve se normat e krimeve të urrejtjes të kryera në internet dyfishohen gjatë kësaj periudhe dhe trefishohen në qytetet veriore.

“50 për qind e këtyre krimeve kryhen kundër muslimanëve, 22 për qind kundër azilkërkuesve dhe 21 për qind kundër afrikanëve”, tha ai në televizionin shtetëror suedez SVT.

Numri i krimeve të tilla është rritur në vitet e fundit në mes të përdorimit më të madh të mediave sociale, tha Aberg, duke shtuar se këto krime përbënin një kërcënim për demokracinë.

Ai vuri në dukje se krimet e urrejtjes u kryen përgjithësisht nga njerëz mbi moshën 50 vjeçare, duke thënë se 83% e autorëve ishin burra, ndërsa 17% ishin gra.

Ai tha se 459 persona morën dënime të ndryshme për krimet e urrejtjes vitin e kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit