15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Princ William takohet me të mbijetuarit e masakrës në Zelandën e Re

Më të lexuarat

Princi William ka mbërritur në Zelandën e Re më 25 prill në një vizitë dyditore, për të treguar respekt për të mbijetuarit dhe familjarët e atyre që janë prekur nga sulmi terrorist i 15 marsit.

Ndër të tjera ai është takuar me komunitetin mysliman në Zelandën e Re gjatë një vizite në xhamitë, Al-Noor and Linwood në Kristchurch.

Duke folur në xhaminë Al-NooR, ku 42 persona janë qëlluar me armë zjarri nga një sulm që tronditi botën, princi William iu ka thënë të mbijetuarve të sulmit se ai qëndron afër atyre në mirënjohje të asaj që ata i kanë treguar botës në javët e fundit.

“Një akt i dhunës ishte menduar për ta ndryshuar Zelandën e Re, mirëpo në vend të asaj, ky komb ka treguar se sa të thella janë ndjenja e empatisë, dhe dashurisë së vërtetë. Ju keni treguar se si duhet përgjigjur ndaj urrejtjes me dashuri”, tha princi.

Kujtojmë se australiani Brenton Tarrant, 28-vjeçar, është ngarkuar me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet terroriste, të cilat ai i filmoi live në rrjete sociale.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit