13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Studentët me aksion tek Kisha, pengohen nga Policia

Më të lexuarat

Demokracia Studentore ka organizuar sot një aktivitet në oborrin e kampusit të UP-së saktësisht afër Kishës Ortodokse për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit që i jep të drejtë Kishës në hapësirat e UP-së të drejtë prone.

Kryetari i Demokracisë Studentore, Mexhid Ramusa tha se nuk lejojnë që kjo tokë tu mbetet regjimit serb por UP-së.

Ai tha se e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe se do të kërkojnë nga presidenti i vendit, që të shkarkojnë trupin gjykues të Gjykatës së Apelit. Ndryshe ky aktivitet i studentëve është penguar nga Policia e Kosovës që nuk lejuan vendosjen e pankartës së studentëve tek objekti i Kishës dhe tek Rektorati dhe si rezultat i kësaj studentët u zotua se tani e tutje do të vazhdojnë të kërkojnë edhe shkarkimin e rektorit, Marjan Demaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit