7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Grupi punues për ndryshime kushtetuese duhet ta miratojë Rregulloren për punë

Më të lexuarat

Grupi punues për ndryshime kushtetuese sot në mbledhjen e parë pritet ta miratojë Rregulloren për punë dhe udhëzimet për punë të ndryshimeve kushtetuese.

Seanca konstituive e grupit të punës u mbajt më 26 prill ku kryetare u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, ndërsa zëvendëskryetar u zgjodh Bajram Pollozhani, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i të Drejtës Kushtetuese.

Grupi punues përbëhet prej 23 anëtarëve prej të cilëve 10 janë ekspertë, 10 përfaqësues të partive politike, tre përfaqësues të institucioneve dhe një përfaqësues nga MPJ-ja, SÇE-ja dhe nga kabinet i presidentit.

Opozita maqedonase refuzoi të merr pjesë në këtë grup punues, ndërsa ky organ u formua nga Ministria e Drejtësisë dhe puna kryesore është të përgatisë Propozim-iniciativën për nevojën për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit