Një hetim i ri nga grupi kërkimor Forensic Architecture ka zbuluar se ushtria izraelite ka ndjekur një strategji të qëllimshme urie, e cila e ka shtyrë Gazën drejt urisë masive.
Raporti tregon se Izraeli ka përdorur ndihmën humanitare si armë, duke detyruar palestinezët të udhëtojnë në distanca të gjata për të marrë ushqime në qendrat e kontrolluara nga ushtria në jug të Rripit të Gazës, ndërsa shpesh është hapur zjarr ndaj tyre gjatë kërkimit për ndihmë.
Studiuesit kanë dokumentuar sulme ndaj civilëve, shkatërrimin e magazinave të ushqimit dhe grabitjet nga grupe të mbështetura nga Izraeli.
Sipas raportit, midis 18 marsit dhe 1 gushtit 2025, çdo incident është verifikuar përmes videove dhe imazheve satelitore, duke treguar qartë mënyrën se si ndihma po përdoret për të vrarë, e jo për të shpëtuar, palestinezët. /mesazhi

