11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Standardi i dyfishtë në çështjen e terrorizmit, dobësia dhe gabimi më i madh”

Më të lexuarat

“Nëse terrori vjen nga një vend tjetër përveç botës islame, nuk ua bën goja që t’i thonë terrorizëm. Feja islame është fe e paqes dhe e vëllazërisë”, tha kryeministri turk Yıldırım

STAMBOLL (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım gjatë një fjalimi në Takimin e 8-të vjetor të Unionit të Amanit i organizuar nga Türk Eximbank deklaroi se terrorizmi është një problem dhe kërcënim global, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai më tej ka shtuar se “Të gjitha organizatat terroriste si DEASH, Al-Kaeda, apo PKK dhe PYD kanë një qëllim të përbashkët, të eliminojnë njerëzinë, të vrasin njerëz të pafajshëm. Shihni ngjarjen e fundit ku në një bulevard në Amerikë u goditën njerëzit dhe i vranë ato. Ato njerëz nuk kishin asnjë lidhje, secili ndodhej në rrugën e tij. Çfarë kërkoni nga ato njerëz? Për këtë arsye terrorizmi, është një problem global dhe një kërcënim global. Për këtë arsye standardi i dyfishtë në çështjen e terrorizmit dhe terroristëve është dobësia dhe gabimi më i madh”.

“Nëse terrori vjen nga një vend tjetër përveç botës islame, nuk ua bën goja që t’i thonë terrorizëm. Feja islame është fe e paqes dhe e vëllazërisë. Islami është një fe universale që urdhëron për të jetuar dhe jo për të vrarë. Të përmendësh islamin në anë të terrorizmit është ofendimi më i madh që mund t’i bëhet edhe Islamit edhe muslimanëve. Ne vendeve në zhvillim u themi që t’i lëmë me një anë standardet e dyfishta dhe të ulemi në mënyrë të sinqertë dhe të drejtë të luftojmë terrorizmin. Dhe të mos mbetemi vetëm me këtë por ti shkojmë deri në rrënjë, në burim terrorizmit. Vallë përse vazhdon ky terrorizmi? Eliminoni njërin, shfaqet një tjetër”, tha kryeministri Yıldırım.

Duke rikujtuar se më 11 shtator në SHBA ndodhi një ngjarje terrorizmi, Yıldırım tha se “E gjithë bota u bë një, qëndroi prapa luftës kundër terrorizmit. Në Turqi tentuan të eliminonin demokracinë dhe ta errësonin atë. Gjithashtu dihen edhe ata që e kryen atë. Përse nuk shohim një qëndrim të qartë këtu? Nëse nuk do të jemi në solidarizim kurrë nuk mund të jemi të sigurtë nga të këqijat dhe problemet që sjell terrorizmi”.

Ndër të tjera duke bërë të ditur se askush nuk mund të thotë se Londra është më e sigurtë se Stambolli, apo New Yorku më i sigurtë se Ankaraja, kryeministri Yıldırım theksoi se partneriteti global kundër terrorit është një domosdoshmëri dhe se kjo luftë duhet të vazhdohet me vendosmëri.

Duke iu referuar grushtit të shtetit më 15 korrik Yıldırım tha: “Këtë e them me vendosmëri. Sikur një vend tjetër të ishte përballur me një grusht shteti të tillë, nuk do të rimëkëmbej”.

“Të gjithë ata që kanë ardhur nga vende të tjera duhet ta dinë se kjo organizatë këto i ka bërë në emër të Islamit duke dëmtuar rëndë shenjtërinë dhe vlerat e saj”, ka theksuar Yıldırım.

Yıldırım në vazhdim tha se rritja e investimeve kapitale do të ketë efekt pozitiv në potencialin e rritjes në periudhën e ardhshme. “Një tjetër tregues interesant në shtator të këtij viti është se eksporti ynë në Bashkimin Evropian, pavarësisht nga tensionet në marrëdhëniet tona, pavarësisht nga situata e pakëndshme është rritur me 8 për qind. Unë po flas për një rritje prej një muaji dhe është rreth 6 miliardë dollarë”, tha ai.

Kryeministri Yıldırım deklaroi se popullsia në vendet islame është afër 2 miliardë dhe se popullsia e vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam është mbi 1 miliard e 800 milionë, por vërehet se vëllimi i tregtisë që ata krijojnë është shumë prapa potencialit të vëllimit të tregtisë në tregtinë globale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit