10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Sot, si dje dhe përgjithmonë me Drejtësinë

Më të lexuarat

-Sot si dje, dhe përgjithmonë insh’Allah

Është e kuptueshme pakënaqësia ndaj SHBA-së si shkak i shkeljeve të vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar për të justifikuar “aventurat” e saj shkatërruese të cilat më pas tregtohen në Hollywood si filma aksion, mirëpo, Zoti në Kur’an thotë:

“[…] kurrë mos lejo që urrejtja ndaj dikujt të të shtyjë në padrejtësi. […]” [Kur’an: 05:08]

Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës, ndez alarmin për Bosnjën dhe Kosovën, të cilat përballë kanë një Serbi më “të etur” se kurrë (1). Një Serbi e cila që pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, duke gjithmonë e më izoluar, duke u pozicionuar plotësisht krah një Moske që e ka mbështetur dhe mbrojtur fort për dekada. Nëse Putini fiton, ne do të shohim një ripërcaktim të ekuilibrit të pushtetit në një mënyrë që duket të jetë shumë më keq se sot (përfshirë këtu të gjithë të metat akutale). Pavarësisht të gjitha të metave të NATO-s, ishte Klinton, ai që i dha fund fushatës gjenocidale të Serbisë. Çfarëdo që mund të thuhet për marrëveshjen e Dejtonit, mbi terrenin dhe të metat e paqes së vështirë që ajo krijoi, Rusia as që do të kishte marrë mundimin të ndërmjetësonte një marrëveshje të tillë.

Putini “ankohet” për zgjerimin e NATO-s pasi e sheh atë gjithnjë e më afër kufirit të tij. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një skenar makthi për Moskën dhe një fyerje nga fuqitë perëndimore, gjë e cila në terma gjeo-strategjik është më se e kuptueshme. Por arsyeja e vërtetë e “ankesave” të tij është se NATO “i prish” ëndrrat e tij për të ri-imponuar një superfuqi ruse që ishte e neveritshme kundrejt gjithçkaje që lidhej me lirinë. Putini romantizon një superfuqi ruse që ndoqi brutalisht asimilimin e popullsive duke përdorur fuqinë dërrmuese të shtetit dhe aparatin e tij të sigurisë në përpjekje për të zhdukur identitetet e të gjithë komuniteteve, besimeve fetare dhe lirisë së mendimit. Kjo mund të mos jetë arsyeja pse SHBA po zgjeron praninë e NATO-s. Por kjo nuk e ndryshon realitetin përsa i përket NATO-s që vepron si një kontroll (rezistencë) ndaj nostalgjisë së Putinit për diçka që mund të përshkruhet vetëm si e errët edhe kur tregohet e “butë.

Për më tepër, palët nuk duhet të gjykohen nga mënyra se si i trajtojnë “të tjerët” (“të huajt”), por si i trajtojnë të vetët (“vendasit”) (2). Kur ne shohim sesi Putini i trajton rusët (zgjedhje të dyshimta që prodhojnë gjithmonë të njëjtin fitues, burgosje kritikësh), apo si i trajton Xi Jinping kinezët (“kampet e riedukimit” (Lexo : kampet e gjenocidit), akuzat arbitrare kundër kundërshtarëve) dhe sesi SHBA dhe Europa i trajtojnë qytetarët e tyre, nuk ka krahasim.

NATO vështirë se është një aleancë “kalorësish të shndritshëm” sado të mundohemi ta sforcojmë imagjinatën, por kjo ka pak ndikim mbi gjykimin normativ (moral) mbi atë që po ndodh në Ukrainë. Një komb po pushtohet sepse ata refuzojnë të rreshtohen politikisht. Rusia me vizionin e saj ka dështuar ta frymëzojë (bind) Kievin që të afrohet drejt saj, dhe për këtë arsye po zgjedh ta nënshtroj. Ukrainasit nuk e meritojnë këtë.

Kjo nuk është diçka që duhet festuar për inat të kërrdisë shkatërruese që ka shkaktuar fuqia tjetër (Lexo: SHBA-të). As nuk është diçka për t’u festuar si shkak i zemërimit, lëndimit dhe zhgënjimit për “falimentimin” moral të reporterëve perëndimorë, të cilët kërkojnë të bëjnë dallimin midis refugjatëve “‘të bardhë, bjond, sy bojqiell’ që duken si ne “dhe refugjatëve “të tjerë”, dhe Po është e vërtetë që niveli i empatisë dhe vëmendjes mbi atë çfarë po ndodh në Ukrainë krahasuar me atë çfarë ndodh përditë në Lindjen e Mesme, nuk është i njëjtë, madje as ndërgjegjsimi institucional dhe as kuadri ligjor nuk është i njëjti, mirëpo siç thotë Umar al-Mukhtar: “Ata nuk janë mësuesit tanë !!”.

Ne shpresojm që SOT Kosova të pranohet në NATO, Bashkimi Europian, me në krye z.Lajçak, përball një Serbie më “lakuriq”(3) se asnjëherë të jenë bindur njëherë e mirë për rrezikun dhe qëllimet që përfaqëson ajo, “Open-Ballkan”-i si një ëndërr e keqe, meriton të griset publikisht. Gjithashtu shpresoj që Ukraina zyrtare të ri-shoh pozicionet e saj në Politikën e Jashtme, ato më mirë se kushdo e kuptojnë SOT se çfarë është një Agresion i Jashtëm, një Okupim, apo të qënurit “komshi” me një “LUNATIK NARCISTIK”.

Rusia nuk ka reflektuar mbi historinë e saj të trajtimit brutal që Bashkimi Sovjetik ka bërë në territoret përreth, as nuk ka kërkuar falje, madje përkundrazi vazhdon ti mohoj, duke i ulëritur me të madhe pretendimet e saj territoriale, një vokacion për të “ZAJEDNICIZUAR” të gjithë Europën. Dhe kjo është dhe arsyeja pse ekziston një dëshirë e vazhdueshme vetëpërmbushëse e shteteve kufitare të Rusisë për tu bashkuar me NATO-n, si një mënyrë rezistence (për ekzistencë) ndaj Moskës. Vizioni, historia revizioniste dhe stili i udhëheqjes së Putinit e lehtësojnë vetë skenarin (4) të cilit ai i frikësohet më së shumti.

“[…] kurrë mos lejo që urrejtja ndaj dikujt të të shtyjë në padrejtësi. Ji i drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë […]” [Kur’an: 05:08]

Ndaj sot, si dje, dhe përgjithmonë insh’Allah, NE JEMI ME TË SHTYPURIT, KUNDRA SHTYPËSVE, pasi indikatorët tonë për të mbështetur një popull nuk janë as ngjyra e lëkurës, as feja, as gjuha, as aleancat e këtij të fundit, madje as mendimi i vet këtij populli për ne (reciprociteti). Indikatori ynë është vetëm nji, dhe ai është hyjnorë : DREJTËSIA, e si i tillë është gjithmonë koherent !!

Ashtu siç thoshte dhe Malik el-Shabbaz “Malcolm-X” : “Unë jam për të drejtën, pavarësisht se kush e thotë atë. Unë jam për drejtësinë, pavarësisht kush është “Pro” apo “Kundër” saj !”

-Referencat:

1.https://twitter.com/smajobeso/status/1479999344132644864

2. Reagimet e fundit mbi popullin Ukrainas, duke e akuzuar këtë të fundit për racizëm kundrejt rrefugjatëve, apo diskutimeve të tjera mbi faktin që Ukraina nuk e njeh ende Kosovën.

3. Me Serbi “lakuriq”, nënkuptoj “elitën” drejtuese të vendit dhe këdo që mbështet vokacionet e tyre fashiste.

4. Skenari : Antarsimi i vëndeve përreth Rusis në NATO

/Nga Arel Bekteshi/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit