18.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

SNHR: Gjatë shtatorit në Siri janë vrarë 912 civilë

Më të lexuarat

SNHR përmes një raporti ka njoftuar se në konflikte kanë humbur jetën të paktën 912 civilë nga të cilët 200 fëmijë dhe 144 gra

ANKARA (AA) – Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se në muajin shtator në Siri kanë humbur jetën të paktën 912 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

SNHR përmes një raporti ka njoftuar se në konfliktet mes forcave të regjimit, opozitarëve ushtarakë, organizatave terroriste DEASH dhe PKK/PYD, forcave të Rusisë, koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it dhe grupit të armatosur kundër regjimit Heyet Tahrir Sham (Komiteti i Pavarësisë së Damaskut) kanë humbur jetën të paktën 912 civilë nga të cilët 200 fëmijë dhe 144 gra.

“Me 19 shtator forcat ruso-siriane nisën operacion ushtarak në qytetin Idlib, ku për këtë arsye është rritur numri i të vrarëve brenda këtij muaji. Pjesa më e madhe e viktimave në Siri janë për shkak të sulmeve të lidhura me forcat e regjimit të Sirisë. Ndërsa në radhë të dytë ndodhen rusët”, thuhet në raport.

Në raportin ku bëhet e ditur se për shkak të sulmeve të regjimit të Asadit kanë humbur jetën të paktën 498 civilë nga të cilët 101 fëmijë dhe 84 gra, theksohet se në sulmet ajrore të Rusisë kanë humbur jetën të paktën 207 civilë nga të cilët 45 fëmijë dhe 31 gra.

Gjithashtu bëhet e ditur se në sulmet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të kanë humbur jetën 104 civilë nga të cilët 29 fëmijë dhe 21 gra.

Ndër të tjera në raport theksohet se si pasojë e sulmeve të kryera nga organizata terroriste PKK/PYD e mbështetur nga SHBA-të kanë humbur jetën 11 persona, nga të cilët 3 fëmijë dhe 2 gra, ndërkohë shtohet se DEASH-i ka masakruar 40 civilë nga të cilët 6 fëmijë dhe 1 grua.

Sipas raportit në konfliktet mes opozitarëve ushtarakë dhe forcave të Asadit kanë humbur jetën 7 civilë nga të cilët 1 fëmijë dhe 2 gra.

Ndërkohë që bëhet e ditur se grupi Hejet Tahrir Sham ka vrarë 4 civilë, theksohet se ka arritur në 41 numri i personave që janë vrarë në muajin shtator nga persona të paidentifikuar.

Në 9 muajt e parë të vitit 2017 kanë humbur jetën 8.115 civilë

Sipas raportit të SNHR, në 9 muajt e parë të vitit 2017 në Siri kanë humbur jetën të paktën 8.115 civilë, nga të cilët 781 në janar, 876 në shkurt, 134 mars, 1.014 në prill, 964 në maj, 848 në qershor, 814 në korrik dhe 772 në gusht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit