16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Sllovenia do t`i ndihmoje Maqedonisë në lidhje me refugjatët

Më të lexuarat

Sllovenia është e gatshme t’i sigurojë çfarëdo lloj ndihme Maqedonisë në ballafaqimin me fluksin e migrantëve, në sigurimin e personelit ose në ndihmë teknike.

Këtë sot e ka theksuar ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Maqedoni Branko Rakovec, i cili u takua me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Siç informon MPB-ja, Spasovski e ka shprehur gatishmërinë e policisë së Maqedonisë për thellim të bashkëpunimit me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, nga aspekti i marrjes së çfarëdo lloj ndihme shtesë financiare, kadrovike dhe teknike.
Resurset, siç thuhet në kumtesë, me të cilët disponon Republika e Maqedonisë janë të kufizuara përkundër fluksit enorm të migrantëve. Sipas parashikimeve, pritet rritje e mëtejshme e numrit të refugjatëve.
Në takim ministri Spasovski e ka informuar ambasadorin Rakovec edhe për aktivitetet vijuese të Ministrisë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit