9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Skandaloze, në Gjeorgjia të Amerikës do ta ekzekutojnë njeriun pavarësisht problemeve mendore

Më të lexuarat

Një afrikano-amerikan i diagnostikuar me probleme mendore, është vendosur që të ekzekutohet në shtetin amerikan Gjeorgjia, pavarësisht një vendimi të gjykatës që ndalon dënimin me vdekje për dënuarit me aftësi të kufizuara mendore.

Varren Hill, 52 vjeçar, do të ekzekutohet më 18 korrik për vrasjen e një shoku të burgosur mbi 20 vjet më parë, ndërsa gjyqtari i cili mbikëqyri rastin e vrasjes në vitin 1991 kishte konfirmuar se Hill ishte “me probleme mendore”. Në vitin 2003, megjithatë, Gjykata e Lartë e shtetit Gjeorgjia ndryshoi vendimin me vdekje për Hill, duke thënë se aftësia e kufizuar mendore e Hill duhet të provohet “përtej dyshimit të arsyeshëm”. Ndërsa në vitin 2002, Gjykata Supreme e SHBA lëshoi një vendim që deklaron se ekzekutimi i njerëzve me aftësi të kufizuara mendore është jokushtetues. Avokati i Hill, Brian Kammer, tha se ai do të kërkojë nga Këshilli Shtetëror i Gjeorgjisë për ta falur klientin e tij. Në rast se ekzekutohet Hill, z. Kammer ka thënë se do të jetë një dështim i madh për drejtësinë amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit