6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Skandali, NYT-Los Angeles Times korigjojnë intervistat e Obamës e Romnit

Më të lexuarat

SHBA- Skandal në SHBA, pasi dy gazetat e mëdha New York Times dhe Los Angeles Times kanë korigjuar intervistat e dy rivalëve në zgjedhjet presidenciale, presidentit aktual Barak Obama dhe kandidatit republikan Mit Romni. Çështja ka shkaktuar polemika të forta dhe zemërimin e agjencive të lajmeve. Vetë New York Times dhe Los Angeles Times kanë pranuar se i janë dorëzuar presionit nga stafet e Obamës dhe Romnit.

Kështu intervistat e dy rivalëve janë kontrolluar dhe korigjuar nga vetë punonjësit e gazetës përpara publikimit të tyre. Por jo vetëm kaq, kontrolli shtrihet edhe në regjistrimin e deklaratave të dy kandidatëve. Zëdhënësit e Obamës dhe Romnit kanë pushtetin që të korigjojne tekstet. Revoltën kësaj here kundër këtij sistemi po e drejton agjencia prestigjoze e lajmeve Rojters, e cila e ka cilësuar këtë procedure tërësisht të papranueshme. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe amerikanja Associated Press.
(e.m/News24/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit