15.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Skandal në Itali: Shpërndahen trakte shovene me thirrje vritini shqiptarët dhe kosovarët (FOTO)

Më të lexuarat

Në merkatën e qytetit të Forcanos (Forzzano), qytet ky me rreth 50 000 banorë u shpërndanë qindra trakte me përmbajtje kriminale e raciste.

Në këto trakte me një gjuhë të helmët dhe duke përdorur sarkazmën u bëhet thirrje qytetarëve italianë t’i vrasin ekstrakomunitarët në vecanti kosovarët dhe shqiptarët ashtu sic vrasin shpendët e egër.

Me sarkazëm flitet për hapje sezoni gjuetie, që do zgjasë gjatë gjithë vitit për të vrarë shpendë të egër si shqiptarët, kosovarët, tunizianët dhe ekstrakomunitarët në përgjithësi.

Kulmi i sarkazmësm raciste arrin, kur “gjuetarëve” u këshillohet të përdorin pushkë me kariaktorë me më shumë se pesë fishekë, sepse të tillë shpendë të egër si shqiptarët e kosovarët e kanë lëkurën e trashë si korracë, kështu që kundra tyre sugjerohet edhe përdorimi i qenve dhe bombave të dorës.

Po japim tekstin italisht fjalë për fjalë se cfarë shkruhet në këto trakte: Visto la pelle coriacea della selvaggina, è consentito l’uso di armi quali fucili e più di 5 colpi. Ammesso anche l’uso di bombe a mano e cani”.

Dyshohet se të tilla trakte me përmbajtje kriminale raciste janë shpërndarë në bashkëpunim me drejtorin për policinë dhe sigurinë publike në Bashkinë e Forzzano-s (assesore comunale) Marco Andrea Ercoli.

Fatkeqësisht kryebashkiakja Barbara Agogliati të tilla trakte raciste i ka quajtur një gabim të thjeshtë (un semplice errore). Për më shumë mund të konsultohet linku: http://www.ilgiorno.it/sud-milano/cronaca/rozzano-mercato-volantini-1.3283316

Për turp të zotit Ambasada shqiptare në Romë nuk ka bërë as më të voglin reagim, ndonëse është njoftuar për të tilla trakte raciste nga të paktën 3 emigrantë shqiptarë në Itali.

Normalisht, kur një ambasador shqiptar ish spiun Sigurimi zëvendësohet nga Rilindja me një ambasadoreshë bashkëshorte e “Holta-s” dhe nënprodukt i “kazanit” të sorrosxhinjve shqiptarë, nuk mund të presësh ndonjë reagim kundra të tillë llumi racist anti shqiptar, të prodhuar nga një drejtor i pushtetit lokal dhe ndoshta të përkrahur nga bashkiakja Agogliati, e cila krimin racial e quan një gabim të thjeshtë.

Me anë të e-mailit kërkuam edhe qëndrimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë e personalisht të Sh.S. Ambasadores Alma Lama ndaj një racizmi të tillë flagrant.

Fatkeqësisht nuk morëm përgjigje për kërkesën tonë. Ndoshta ambasada kosovare në Romë nuk punon të djelën si ditë pushimi, që është!

Ndoshta me amullinë e mungesës së qeverisë në Kosovë disa prej diplomatëve kosovarë nuk kanë nge të merren me gjëra të vogla si psh. të tilla thirrje kriminale raciste antishqiptare!/Gjergj Thanasi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit