11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Siri: Vazhdojnë bombardimet, frikë për masakra në Homs

Më të lexuarat

Forcat qeveritare siriane kanë vazhduar me bombardimet kundër qytetit Deri Ezor sot, gjersa aktivistët në terren flasin për mundësi të masakrave të reja në Homs.

Së paku 82 persona u vranë nga sulmet e ushtrisë së Asadit vetëm në Alepo dhe Deir Ezor, thonë ata.
Në Deraa forcat qeveritare paralajmëruan të gjithë banorët që të dorëzojnë anëtarët e kërkuar të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA), ose shtëpitë e tyre do të shkatërroheshin.
Në qytetin Alepo, forcat besnike të Asadit shtënë në protestuesit si dhe filluan një fushatë arrestimesh.
Qyteti Houla, në periferi të Damaskut, vazhdon të granatohet nga tanket dhe artileria e rëndë, raportojnë aktivistët për El Arabije.
Përleshje të rënda, thuhet të ketë edhe në Deir Ezzor.
Mustafa El Sheik gjeneral i përgjithshëm i FSA paralajmëroi për masakra të reja në Homs, duke e fajësuar komunitetin ndërkombëtar për ndodhitë aty.
Ndërkohe një konvoj ndihmash saudite arriti në Aman për ndihmë refugjatëve nga Siria në Jordani, dhe përbehej nga 13 kamionë produkte ushqimore.
Lufta në Siri nuk ka të ndalur dhe sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut numri i njerëzve të vrarë tanimë ka arritur mbi 15.000 zyrtarisht./mesazhi/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit