14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Siri – Të paktën 10 fëmijë të vdekur nga një bombë e hedhur nga ushtarët e Asadit

Më të lexuarat

Një bombë, me grimca thërrmuese, e hedhur në orët e paradites në një prej fushave të futbollit të një kompleksi stërvitor, në një lagje periferike të kryeqytetit sirian, Damask, ka shkaktuar vdekjen e shumë fëmijëve njoftuan burime nga organizatat e aktivistëve kundër regjimit të Bashar al-Assad, të cituara nga BBC.

”Të paktën dhjetë fëmijë kanë mbetur të vdekur në vendngjarje dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike për jetën”, njoftonin aktivistët anti-regjim, për BBC.

Aktivistët, po ashtu kanë postuar në internet një material filmik të videoregjistruar, ku duken qartë trupat e pajetë të fëmijëve dhe nënat e tyre të dëshpëruara dhe të mbytura në lot të ulura përtokë pranë viktimave./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit