11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Siri: Frikë për masakra të reja në Qusayr

Më të lexuarat

Aktivistët raportojnë se Halfayeh është nën rrethim dhe lumi është e vetmja rrugëdalje për t’iu larguar masakrës, gjersa ushtria e Assadit ka kërkuar që banorët të lëshojnë vendin para një sulmi të mundshëm.

Ndërkohë nga Halfayeh raportohet për 25 të vrarë nga bombardimet e ditës së djeshme me të cilat u thye armëpushimi një muajsh.
Halfayeh ka qenë në duart e kryengritësve për më shumë se pesë muaj ndërsa armëpushimi ishte bërë si preventivë për mbrojtjen e civilëve. Por ky ultimatum për largim nga vendi tani ka vënë në rrezik jetën e mijëra banorëve civilë.
Luftimet në Siri nuk kanë të ndalur përreth vendit me raportime për bombardime të ashpra në vende të ndryshme si dhe për dhjetëra civilë të vdekur çdo ditë.
Numri i viktimave në vend druhet të ketë kaluar 100.000, por shifrat e sakta ende nuk dihen pasi institucionet relevante ndërkombëtare ka së paku pesë muaj që nuk raportojnë për këtë gjë.
Arritja e paqes dhe ndërprerja e luftimeve nuk po duket si diçka e afërt pasi as fuqitë ndërkombëtare nuk po shprehin gatishmëri në arritjen e ndonjë marrëveshjeje që do të ndalonte luftimet e të arrihej tranzicioni. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit