9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Siri, 923 civilë të vdekur gjatë muajit tetor, 209 prej tyre fëmijë

Më të lexuarat

Në raportin e publikuar nga SNHR thuhet se gjatë muajit tetor, për shkak të përleshjeve, në Siri kanë humbur jetën të paktën 923 civilë, prej tyre 209 fëmijë dhe 143 gra

ANKARA (AA) – Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se në muajin tetor në Siri kanë humbur jetën të paktën 923 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga SNHR thuhet se gjatë muajit tetor, për shkak të përleshjeve mes mbështetësve të regjimit të Asadit, ushtarëve opozitarë, organizatave terroriste DEASH dhe PKK/PYD, forcave ruse, koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it dhe grupit të armatosur kundër regjimit Hejet Tahrir Sham (Këshilli i Pavarësisë së Damaskut), në Siri kanë humbur jetën të paktën 923 civilë, prej tyre 209 fëmijë dhe 143 gra. Në raport thuhet se në sulmet e regjimit Asad kundër civilëve gjatë muajit të kaluar kanë humbur jetën të paktën 398 persona (78 prej tyre fëmijë dhe 62 prej tyre gra) dhe se në sulmet ajrore të Rusisë kanë vdekur të paktën 221 civilë (68 prej tyre fëmijë dhe 36 gra).

Ndërkaq në sulmet e koalicionit nën kryesimin SHBA-ve gjatë muajit të kaluar kanë humbur jetën gjithsej 71 civilë, 22 prej tyre fëmijë dhe 15 gra, kurse në sulmet e organizatës terroriste PKK/PYD, e mbështetur nga SHBA-ja, kanë humbur jetën 15 persona, 7 prej tyre gra. Ndërsa në sulmet e organizatës terroriste DEASH kanë vdekur 162 civilë, 24 prej tyre fëmijë dhe 16 prej tyre gra.

Në raport thuhet se 16 civilë, prej tyre 3 fëmijë dhe 4 gra kanë humbur jetën në përleshjet mes forcave ushtarake opozitare dhe të forcave të regjimit të Asadit dhe se grupi i armatosur Hejet Tahrir Sham ka shkaktuar vdekjen e një civili.

Në anën tjetër numri i personave që humbën jetën si pasojë e sulmeve të personave apo grupeve të paidentifikuara ka arritur në 39 (prej tyre 14 fëmijë dhe 3 gra). Në raportin e SNHR-së, theksohet se më shumë vrasje kanë ndodhur në qytetin Dejrizor, ku kanë humbur jetën 477 civilë, 389 prej të cilëve u shkaktuan nga sulmet ruse dhe ato të regjimit.

Në raport po ashtu thuhet se në periudhën janar-tetor në Siri kanë humbur jetën të paktën 9 mijë e 38 civilë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit