11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Siri: 4 gjeneralë dhe 31 ushtarë të vrarë nga një sulm

Më të lexuarat

Aktivistët sirianë thanë se nga shpërthimi i një bombe, që kishte për cak një ndërtesë qeveritare jashtë Damaskut, mbetën të vrarë tridhjetenjë trupa qeveritare, përfshirë katër oficerë.
Raportohet se shpërthimi i së dielës, shkatërroi tërësisht një bazë ushtarake në Harasta, në verilindje të kryeqytetit sirian.

Organizata me seli në Britani, Observatori i të Drejtave të Njeriut, tha se mes të vdekurve ishin tre gjeneralë dhe një brigadier gjeneral.

Drejtori i kësaj organizate, Rami Abdel Rahman, tha se shpërthimi ndodhi në kohën kur qeveria po zhvillonte një ofensivë të ashpër kundër kryengritësve përreth Damaskut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit