12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Dhuna në Libi vjen duke u përshkallëzuar

Më të lexuarat

Dhuna në Libi vjen duke u përshkallëzuar edhe më shumë.

Zëvendësi i drejtorit të shërbimit informativ të Libisë, Mustafa Nur dhe truproja e tij, u rrëmbyen nga ana e një grupi të armatosur në aeroport pas kthimit të tyre nga Turqia.

Ndërkohë që Nuh u rrëmbye nga ana e grupit të armatosur truproja e tij arriti të shpëtoj dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në anën tjetër forcat e sigurisë së Egjiptit njoftuan se në kalimin kufitar ndaluan ish-Ministrin e Energjisë Elektrike të Libisë, Umran Ibrahim Mahmud Omer.

Bëhet e ditur se Omer, i cili ishte ministër i periudhës së liderit të përmbysur Muammer Kaddafit, është ndaluar për shkak të përfshirjes së tij në listën e personave të ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit.

Prej përmbysjes së Muammer Gaddafit e këtej dhuna në Libi nuk ka të ndalur.

Edhe pasi kaluan 2 vjet prej revolucionit grupet, të cilat nuk dëshirojnë të lënë armët, luftojnë mes tyre.

Thirrjet e bëra nga ana e qeverisë deri më tani nuk dhanë ndonjë rezultat.

Me përshkallëzimin e tensionimit në Tripoli u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe ditë zie.

Gjithashtu pas ngjarjeve të fundit është bërë e ditur se të gjitha vendet e punës publike dhe private përveç disave që janë të nevojshme nuk do të punojnë për 3 ditë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga asambleja e bashkisë thuhet se përveç bukëpjekësve, institucioneve shëndetësore, barnatoreve dhe pompave të benzinës, të gjitha institucionet publike dhe private në Tripoli nuk do të punojnë për 3 ditë në shenjë solidariteti me familjet e viktimave të vrarë në ngjarjet e fundit.

Në këtë deklaratë ku bëhet thirrje edhe për organizimin e protestave kundër grupeve të armatosura, theksohet se nuk bëhet fjalë për pazarllëqe me milicët./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit