16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Siri, 18 të vrarë dhe 25 të plagosur nga bombardimet

Më të lexuarat

“Avionët luftarakë rusë sulmuan Urum al-Jawz me bomba thërrmuese”, thotë një zyrtar i Mbrojtjes civile

IDLIB (AA) – Të paktën 18 civilë e kanë humbur jetën në sulmet e djeshme ajrore që në shënjestër kishin qytetin Urum al-Jawz të Idlibit, tha një zyrtar i mbrojtjes civile, raporton Anadolu Agency (AA).

“Avionët luftarakë rusë sulmuan Urum al-Jawz me bomba thërrmuese”, ka thënë Mustafa Rasheed për AA.

Nga bombardimi në veri të Sirisë gjithashtu mbetën 25 civilë të plagosur.

Idlibi ka qenë në shënjestër të forcave siriane të regjimit të cilët po granatojnë zonat civile të qytetit.

Rreth 100 civilë u vranë dhe 500 të tjerë, kryesisht fëmijë, u plagosën në një sulm me armë kimike të martën në Khan Shaykhun.

Për këtë sulm është fajësuar regjimi i presidentit Bashar al-Asad.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit