22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Sipas ministrit Mehaj, paqja po rrezikohet në Ballkan

Më të lexuarat

Mehaj përmes një shënimi në Facebook, ka reagur pas blerjeve nga ana e Serbisë të sistemeve raketore dhe armatimit të ri nga Kina, si dhe sistemeve të mëhershme nga Rusia.

“Kjo shfaqje e neveritshme po ndodh në kohën kur BE dhe NATO dhe gjithë bota pro- vlerave euroatlantike është në përballje me sulmuesin e këtyre vlerave, Rusinë dhe aleatët e saj”, ka shkruar ai.

“Nga kush rrezikohet Serbia, apo kundër kujt armatoset Serbia me sistemet më të avancuara sulmuese dhe mbrojtëse? Ç’është kjo hipokrizi? Deri kur me këto standarde të dyfishta?”.

Mehaj ka kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare, pasi sipas tij Serbia me këto veprime po minon paqen në Ballkan.

“Kërkojmë nga autoritetet e vendimmarrjes së NATO-s, BE-së dhe OKB-së, si dhe të gjitha instancat tjera të politikëbërjes pro-vlerave të paqes, lirisë dhe demokracisë të shqyrtojnë me seriozitetin maksimal këtë qasje destruktive dhe të rrezikshme të Serbisë që ndikon seriozisht në minimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit