4.4 C
Pristina
Friday, February 3, 2023

Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës

Më të lexuarat

Tashmë kur po bashkëjetojmë me diskursin social të krizës energjetike në vend dhe shumat e larta që mund të faturohen si rezultat i përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje nga një numër i caktuar i konsumatorëve tanë, ekspertët e KEDS-it kanë dalë me një rekomandim se si të menaxhohen faturat e larta.

Si referencë janë marrë objektet banesore, të cilat mesatarisht kanë gjashtë ose tetë radiatorë për ngrohje, krahasuar me objektet shtëpiake që kanë nëntë deri në dymbëdhjetë sosh.

Ekspertët tanë na sigurojnë se nëse secili që jeton në objekte të tilla banesore ose në shtëpi, e ndal së përdoruari një të tretën e këtyre radiatorëve për së paku dymbëdhjetë orë në ditë, pra gjatë kohës sa supozohet se nuk qëndrojnë aty, atëherë fatura mujore do të zbresë deri në 25%.

Sipas kësaj llogaritjeje, i bie se konsumatorët që i përmbahen këtij sugjerimi të thjeshtë, harxhojnë deri në 20% kW/h më pak në muaj.

Nëse këtë kursim e përkthejmë në ngarkesë totale, atëherë ky kursim e zvogëlon këtë ngarkesë përafërsisht 6-8% përgjatë 24 orëve.

Përmbajuni këtij sugjerimi të ekspertëve tanë që të mos e dëmtoni xhepin tuaj dhe lehtësojini ngarkesat që shkaktohen në sistemin elektroenergjetik nga ngrohja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit