12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kurti: Pse Putin është i fiksuar pas Kosovës

Më të lexuarat

Ç’e shqetëson kryeministrin kosovar në qëndrimet e Perëndimit

Kryeministri i Kosovës vijon të pohojë se Serbia është shkaktari numër një i të gjitha problemeve në Ballkan. Por në një intervistë fundit, ai kalon te Putini, duke arsyetuar se pse presidenti rus është i fiksuar pas Kosovës.

“Putini flet për Kosovën çdo javë. Ai është i fiksuar pas Kosovës. Ai mendon se Iraku dhe Afganistani ishin dështime dhe urren që Kosova është histori suksesi i NATO-s”, tha Kurti për të përditshmen e Vjenës.

Kurti tha më tej se Serbia është nën ndikimin e madh rus dhe se Beogradi i konsideron Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën si shtete të përkohshme.

“Serbia luan rolin e Rusisë në Ballkan. Ajo e sheh Republikën Srpska në të njëjtën mënyrë si Rusia e sheh fqinjin e saj Bjellorusinë, domethënë si një rajon nën kontrollin e saj”, arsyetoi njeriu që qeverisë Kosovën.

Kurti tha se Serbia prej vitesh është një provincë ruse dhe se neutraliteti i Serbisë është vetëm i shtirur.

Kurti theksoo se selia rajonale e medias ruse “Sputnik” ndodhet në Beograd, dhe 56 për qind e kompanisë serbe të naftës është në pronësi të Gazpromit, dhe 51 për qind e depove më të mëdha të gazit.

“Ajo që më shqetëson është neutraliteti i Perëndimit demokratik ndaj neutralitetit të shtirur të Serbisë”, nënvizoi kryeministri i Kosovës.

Ai përkujtoi se Serbia nuk vendosi sanksione kundër Rusisë, nuk e dënoi luftën kundër Ukrainës dhe Kisha Ortodokse Serbe, siç thotë ai, nuk solidarizohet me kishën ukrainase, por me atë në Moskë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit