12.1 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Si të veprojmë me ushqimin e mbetur?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si të veprojmë me ushqimin e mbetur?

***

Përgjigjja:

Ne duhet të tregojmë kujdes ndaj ushqim dhe mos ta hudhim atë. Gratë të cilat gatuajnë dhe e përgatitin ushqimin duhet të gatuajnë me sasi të caktuar. Pra, aq sa ju mjafton familjarëve dhe të mos bëhemi shpërdorues. Allahu i Madhëruar thotë: “hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).”
(Araf: 31)

Për çdo mirësi e begati duhet qenë falënderues ndaj Allahut dhe pas imanit e shëndetit, edhe për rehatin e ushqimin e mjaftueshëm që e posedojmë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” (Ibrahim: 7)

Mos të harrojmë se ka me miliona të varfër të cilët nuk e kanë as edhe një pjatë të mjaftueshme ushqim.

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që posedon ushqim për dy persona, le ta marrë edhe të tretin. E, nëse posedon ushqim për katër, le ta marrë edhe të pestin ose të gjashtin.” [1]

Dr. Shefqet Krasniqi

——————————–

[1] Buhariu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit